Muslimanët në Reinach dhe rrethinë

Komuna e Reinach-ut (AG) numëron rreth 9’000 banorë, prej të cilëve një përqindje e konsiderueshme janë banorë të besimit Islam.
Për të organizuar jetën fetare, kemi Bashkësinë Islame Shqiptare. Pas disa ndërrimeve të lokacionit, Bashkësia Islame Reinach, është e vendosur në rrugën Hauptstrasse 3. Objekti aktual nuk mund ti përmbush nevojat reale të antarëve të saj për shkaqe të mos pasjes së hapsirave të mjaftueshme.
Bashkesia e Reinach-ut, vendosi të planifikojë dhe ta ndërtojë një objekt adekuat që do ti përmbushë të gjitha nevojat për anëtarët e saj. Objekti i ri i planifikuar me të gjitha atributet e saj arkitekturore do të jetë një qendër e re kulturore për komunitetin Shqiptar si dhe një pasuri shtesë edhe për Komunën e Reinach-ut dhe më gjërë dhe për të gjithë banorët e saj në përgjithësi.
Me përgaditjen e skicës ideore u planifikua që objekti i ri ti prezentohet edhe publikut më të gjërë. Prezentimi u mirëprit dhe u pranua nga banorët lokal dhe institutionet përkatëse shtetërore me shumë pozitivitet si pasuri kulturore. Me rëndësi të veçantë është për tu theksuar qendrimi pozitiv i kryetarit të komunës së Reinach-ut, Martin Heiz: «Qendra e re e planifikuar e komunitetit Shqiptar është shumë më tepër se sa një infrastrukturë e re, për praktikimin e fesë së tyre. Metëvërtet është një rrëfim për rajonin tonë, si dhe një urë lidhëse për fetë dhe kulturat tjera në komunën e Reinach-ut, të iniciuara nga një pakicë që me sa duket ndjehet e rehatëshme në mesin tonë dhe dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre për publikun e gjerë. Prandej projekti ka vlerën absolute për tu mbështetur fuqishëm.»