Arkitektura

Qendra Islame Shqiptare TULIPAN, përbëhet nga katër kate gjithësej. Kati nëntokësor, do të përdoret kryesisht si parking, tri kate tjera mbitokësore për nevojat e qendrës në përgjithësi.
Sfida arkitekturore qëndron në disa elemente të rëndësishme dhe shumë domethanëse për komunitetin të cilat në mënyrë shumë profesionale lidhen në mënyrë harmonike njëra me tjetrën në objekt, me qellim që veçantia Islame të theksohet më shumë. Paraqitja vizuale mbenda dhe jashtë objektit me disa elemente shumë të rëndësishme e bënë Qendrën Islame TULIPAN edhe më të rëndësishme për komunitetin Shqiptar. Kupola në formë të Qabes si dhe faltorja e orientuar drejt Mekkes, e bënë që objektit ti jepet një karakter i veçantë. Renditja e këtyre elementeve domethënëse, vizitorit do ti përçoj një ndjenjë rehatije shpirtërore.
Konstrukcioni i kupolës që shtrihet nëpër të gjitha katet, ofron shumë hapësirë për takime dhe njohje me besimin Islam. Në konstrukcionin e përgjithëshëm, një vlerë e veçantë i është kushtuar lëvizjes së lirë në të gjitha katet, përmes shkallëve edhe ashensorit i cili poashtu është i paraparë edhe për prsonat me aftësi të kufizuara.

Të dhënat faktike dhe numerike të objektit të ri:

«TULIPAN», kështu emërtohet objekti i ri, i cili ndërtohet në Reinach, afër Aldi-t, Landi-t dhe COOP Bau + Hobby (Parcella ndërtuese, LIG Reinach AG, 4213). Qendra e re kulturore ka dimenzionet prej 29 x 47 metrave, me hapësir të mjaftueshme shfrytëzimi prej 2’225 m2. Bashkësia Islame Shqiptare është pronar dhe mbikqyrës i ndërtimit.

Lokacioni

Situacioni